La Liga, Suarez rikthen Barçën në krye, fiton edhe Atletico

23/04/2016 00:00

Reali i Madridit fitoi më herët të shtunën 3-2 ndaj Vallecanos duke rrëmbyer kreun, por në mbrëmje Barcelona ka triumfuar 6-0 ndaj Gijonit, duke mostoleruar aspak dhe duke u rikthyer në vendin e parë.

Suarez shënoi 4 gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një shënuan Messi e Neymar. Barça hapi serinë e golave në minutën e 12 me Messin i cili shënon për 1-0.

Në pjesën e dytë u shëuan edhe 5 gola të tjerë. Suarez realigoi golin e dytë në të 63-n, ndërsa në harkun kohor prej 3 minutash, në të 74-n dhe 77-n, gjyqtari dha dy penallti për Barçën të cilat i shndërroi në gola sulmuesi uruguajan.

Pesë minuta nga fundi shënoi edhe Neymar, ndërsa Suarez realizoi “poker” në të 88-n për rezultatin përfundimtar 6-0.

Ndërkohë, fitoi edhe Ateltico Madrid që ruan hapin me Barçën. Skuadra e Diego Simeones fitoi 1-0 përballë Malagas falë golit të Correas në minutën e 62.

Top Channel