Obama sfidon Cameron

23/04/2016 00:00

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjendet në një vizitë 3 ditore në Britanië e Madhe. Komentet e tij për “Brexit” kanë përçarë britanikët, por kjo nuk e ka penguar atë që të ftojë për një lojë golf kryeministrin britanik David Cameron.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe shefi ekzekutivit britanik zgjodhën resortin Chandlers Cross për të sfiduar njëri-tjetrin.

Ky resort është i njohur për faktin se aty grumbullohen lojtarët e kombëtares angleze përpara çdo ndeshjeje në “Wembley”.

Gjithsesi, Obama, që po bën vizitën e tij të fundit si President i SHBA-ve në ishull, duke se po e shijon kohën e kaluar me Cameron.

Përpara se ti drejtohej fushës së golfit, Obama vizitoi teatrin “Globe”, ku ndoqi performancen e veprës legjendare të “Hamletit”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel