“Hamleti” luhet vetëm për Obamën

23/04/2016 00:00

Në 400-vjetorin e shuarjes së William Shakespear, Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vizituar teatrin “Globe”, ku ka ndjekur performancen e veprës legjendare të “Hamletit”, në të cilin princi danez ngre edhe pyetjen e famshme “Të jesh apo të mos jesh?”.

Performanca ishte projektuar veçanërisht për shefin e Shtëpisë së Bardhë, nga një trup aktorësh dhe violinistësh. “Kjo ishte e mrekullueshme, unë nuk doja që shfaqja të përfundonte”, tha Obama.

400-vjetori i vdekjes se shkrimtarit William Shakespear do të kujtohet këtë fundjavë në Britaninë e Madhe, përmes aktiviteteve të ndryshme.

Teatri londinez “Globe” do të shfaqë filma të shkurtër që bazohen tek 37 drama të Shakespear, përgjatë lumit Tamiz. Aktorët recitojnë pjesët e tyre në zonat ku zhvillohen ngjarjet, si përshembull, “Kleopatra” në Egjipt, “Jules Cesar” në Romë dhe “Hamleti” në Helsingor.

Aktivitete janë planifikuar edhe në kështjellën e Kronborg, e përjetësuar në dramën “Hamleti”.

Top Channel