Flamuri i Kosovës në Rusi, Kuka: Kërkesë e Vladimir Putin

23/04/2016 00:00

Suksesi fantastik i Majlinda Kelmendit në Europianin e xhudos ka entuziazmuar të gjithë shqiptarët në mbarë botën, ndërsa jo pak vëmendje mori edhe momenti kur garda e ushtrisë ruse nderoi himnin dhe flamurin e Kosovës.

Në konferencën e parë në vendlindje, trajneri i Mjalinda Kelmendit, Dirton Kuka, tregoi se valëvitja e flamurit kosovar në Rusi ishte bërë me ndërhyrjen e drejtpërdrejt të Presidentit rus, Vladimir Putin.

“Kosova Press”, duke cituar Kukën, raporton se Ministria e Jashtme ruse nuk ka qenë aspak pro lejimit të simboleve shtetërore kosovare në këtë kampionat, duke ngjallur edhe reagimin e Putinit.

“Putini ka dhënë miratimin e tij për vendosur flamurin e Kosovës, por Ministria e Jashtme e kishte ndaluar këtë. Më pas Putin ka thënë se do ta vendos vetë nëse një gjë të tillë nuk do ta bëjnë organizatorët”, deklaroi Kuka.

Top Channel