Majlinda rikthehet “kuqezi”: Shpresoj t’ju bëj krenar edhe në “Rio”

23/04/2016 00:00

Kampiona e Europës në xhudo, Majlinda Kelmendi, bashkë me trajnerin dhe pjesëmarrësit e tjerë të Europianit të Rusisë, është rikthyer në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë së Kosovës, dolën në Aeroportin “Adem Jashari” për ta pritur “mbretëreshën” e Europës e cila, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e ekipit, ishin veshur me ngjyrat kuqezi.

Kelmendi tha se ndihet shumë e lumtur që arrin të bëjë shqiptarët e lumtur, ndërsa shpreson që sukseset ta ndjekin edhe në Olimpiadën e Rios këtë verë.

Po ashtu, rreth aeroportit ishin mbledhur qindra qytetarë të cilët kishin dalë për të pritur Kelemndin. Ndërkohë, Musatafa i dhuroi flamurin e Kosovës sportistes më të sukseshme kosovare.

Top Channel