Reali fiton me përmbysje, merr kreun e La Ligas

23/04/2016 00:00

Gareth Bale shënoi dy gola për t’i siguruar skuadrës së tij Real Madrid, një fitore dramatike 3-2 në transfertë ndaj Rayo Vallecano dhe për të marrë kreun e La Ligas.

Uellsiani shënoi nga një gol në secilën pjesë të ndeshjes për të ndihmuar “Los Blancos” të përmbysin rezulatin prej 2-0 të vendasve dhe të siguojë tre pikë të reja në garën për titull.

Rayo kaloi në epërsi pas vetëm 8 minutash lojë, kur Adri Embarba shënoi nga brenda zonës. Pesë mina më vonë, Rayo ishte 2-0, pasi Miku realizoi falë edhe një devijimi.

Real u kthye në lojë në të 35-n, ndërsa barazuan në pjesën e dytë me Luca Vazquez që shënoi një gol të bukur me kokë. Kur luhej minuta e 81, Bale shënon edhe golin e fitores.

Top Channel