Dortmundi fiton dhe shtyn festën e Bajernit

23/04/2016 00:00

Borusia Dortmund ka bërë që të shtyhet festa e titullit për Bajernin. Formacioni i Pep Guardiolas ka bërë gjithçka mirë në Berlin duke fituar 2-0 në transfretën ndaj Herthas, por për të festuar titullin duhej që Dortmund të gjunjëzohej nga Stutgart.

Pas një pjese të parë të barabartë, Bajern arriti të shënojë golin e parë me të filluar pejsa e dytë, kur Arturo Vidal realizon për 1-0. Ndërkohë, 10 minuta nga fundit shënon edhe Costa duke hipotekuar fitoren e bavarezëve.

Në anën tjetër, verdhezinjtë e Dortmund fituan 3-0. Kagawa, Pulisic dhe Mkhitaryan udhëhoqën skuadrën e Tuchel drejt një fitoreje të re, duke i siguruar edhe Championsin sezonin e ardhshëm.

Në shtëpi bie edhe Wolfsburg që humbet 0-2 nga Augsburg dhe shuan shpresat për Europë sezonin e ardhshëm. 

Në ndeshjet e tjera, Koln fitoi përballë Darmstadt 4-1, ndërsa Ingolstadt dhe Hanonover ndajnë pikët në barazimin 2-2.

Top Channel