Zgjedhjet në Serbi; fiton Vuçiç, por në Kuvend rikthehen ultranacionalistët

23/04/2016 00:00

Serbia do të shkojë në zgjedhje për të konfirmuar rrugën e qeverisë së deri tanishme të kryeministrit Aleksandar Vuçiç. Në një fushatë të gjatë dhe pa shumë debate politike por me mitingje të pafundme.

Bojan Klacar, nga organizata CESID e cila monitroron zgjedhjet, thotë se interesimi i qytetarëve për politikën nuk është shumë i madh.

“Hulumtimet tona thonë se besimi tek partitë politike është i vogël, nga 7 deri në 10%, kurse 17% ndjekin politikën në përgjithësi. Por, në fund në kohë zgjedhjesh, partitë arrijjnë t’i interesojnë disi qytetarët”, deklaroi Klacar.

Gjatë fushatës në Serbi është krijuar një kulturë e re e sharjeve kolektive dhe e krijimit të frikës për një të ardhme pa të sigurt nëse njëra apo partia tjetër nuk fitojnë zgjedhjet.

Në Kuvendin e Serbisë, për 4 vitet e ardhshme mund të kthehen disa parti ultranacionaliste, kurse ata që ishin dikur demokratë rrezikojnë të kalojnë pragun prej 5%.
 
“Partitë djathtiste nuk janë munduar shumë, por iu ka ardhur si dhuratë nga Haga, tensionet me Kroacinë vetëm sa kanë shtuar disa gjëra nga jashtë”, thotë Klacar.

Kryeministri Vuçiç, i cili sipas të gjitha sondazheve do të fitojë edhe një mandat tjetër, ka vetëm një dyshim, nëse në qeveri do të jetë me partner apo vetëm.

Top Channel