400-vjetori i vdekjes se shkrimtarit William Shakespear do të kujtohet këtë fundjavë në Britaninë e Madhe, përmes aktiviteteve të ndryshme.

Aktorë e performues të njohur si Judi Dench apo Helen Mirren do t’i bëjnë homazhe gjeniut të letërsisë në një shfaqje të organizuar nga BBC, në “Royal Shakespear Theatre”.

Përpos performancave teatrale, aty do të ketë edhe muzikë “hip-hop”, “blues”, “jazz”, dhe muzikë klasike të frymëzuar nga veprat e Shakespear.

Teatri londinez “Globe”, do të shfaqë filma të shkurtër që bazohen tek 37 drama të Shakespear, përgjatë lumit Tamiz. Aktorët recitojnë pjesët e tyre në zonat ku zhvillohen ngjarjet, si përshembull, “Kleopatra” në Egjipt, “Jules Cesar” në Romë dhe “Hamleti” në Helsingor.

Mes artistëve të përfshirë në projektin e titulluar “The Complete Walk”, janë Gemma Arterton, Dominic West, Ruth Wilso, James Norton etj. Në bibliotekën britanike është hapur një ekspozitë ku përfshihen elemente të përdorura në ekranizimet e veprave të Shakespear.

Aktivitete janë planifikuar edhe në kështjellën e Kronborg, e përjetësuar në dramën “Hamleti”.

Top Channel