Pamela Anderson nuk mund t’i mungonte “Baywatch”

22/04/2016 00:00

Pamela Anderson i është bashkuar zyrtarisht filmit të famshëm “Baywatch”. Aktorja 48-vjeçare arriti kulmin e famës me këtë rol dhe bëri që kostumi i kuq i plazhit dhe të vrapi i ngadaltë të dilnin në modë.

“Ajo i prezantoi botës “CJ Parker” dhe u shndërrua në një nga personazhet më ikonë të asaj gjenerate”, ka shkruar aktori dhe producenti Dwayne “The Rock” Johnson, në llogarinë e tij të “Instagram”-it.

“Një kënaqësi e madhe të mirëpresim të mrekullueshmen Pamela Anderson në kastin e “Baywatch”. Ky film nuk do kishte kuptim pa ty. Mirëserdhe në shtëpi. Shumë i kënaqur që na u bashkove”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel