Të provosh të jesh refugjat, ironizohet ministrja norvegjeze

22/04/2016 00:00

Ministrja norvegjeze e emigracionit, Sylvi Listhaug, është gjendur përballë një vale talljesh online për faktin që kërceu nga një varkë shpëtimi në Mesdhe, me qëllimin të shihte vetë se çdo të thotë të jesh refugjat.

Listhaug udhëtoi drejt ishulli grek të Lesbosit për të ndjekur nga afër punën e ekipeve të emergjencës dhe për ta përjetuar situatën nga këndvështrimi i refugjatëve.

Por, në fund e pranoi se hedhja e saj në ujë nuk ishte njësoj me atë të emigrantëve, që nuk mbajnë në trup veshje shpëtimi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel