Chelsea në lëvizje, gati 125 mln euro për 3 lojtarë

22/04/2016 00:00

Trajneri i ri i Chelseat, Antonio Conte po përgatit listën e kërkesave të tij në merkaton e transferimeve.

Tekniku italian që do të marrë drejtimin e klubit londinez pas përfundimit të Euro 2016 i ka kërkuar Abramovic të sjellë në skuadër një mbrojtës e një sulmues.

Kaq i ka mjaftuar manjatit rus të Chelseat që të hedhë sërish sytë nga Everton për të tentuar blerjen e John Stones dhe Lukaku.

Mësohet se për të dy këta futbollistë, “Blutë e Londrës” janë gati të ofrojnë 90 milionë Euro, ndërkohë që Everton kërkon 50 milionë për Stones dhe 60 milionë për Lukakun.

Por jo vetëm kaq, Chelsea duket se ka hedhur sytë edhe nga Roma, duke vënë në shënjestër mesfushorin Nainggolan. Për futbollistin e përfaqësueses belge, kampionët e Anglisë janë gati të ofrojnë 35 milionë euro.

Top Channel