Man.Utd kërkon sulmues, monitorohen Icardi dhe Griezmann

22/04/2016 00:00

Manchester United e ka kthyer në një prioritet përforcimin e repartit të sulmit për sezonin e ardhshëm.

Së fundmi, “Djajtë e Kuq” kanë shfaqur interes për sulmuesin e Interit Mauro Icardi. Ky i fundit ka deklaruar për mediat italiane se dëshira e tij është që të fitojë me klubin zikaltër, por nëse në drejtim të tij do të vijnë oferta të rëndësishme ai do t’i studiojë ato.

Ndërkaq, një tjetër emër që është shtuar në listën e shpenzimeve të Manchester United është edhe ai i Antoine Griezmann, për të cilin më parë kishte shfaqur interes edhe Chelsea.

Problemi në këtë pikë është te Atletico Madrid që nuk dëshiron të privohet prej sulmuesit francez dhe nëse “Djajtë e Kuq” e dëshirojnë vërtet blerjen e kartonit të tij duhet të paguajnë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së futbollistit prej 80 milionë Euro.

Por, jo vetëm kaq, pengesa tjetër e Manchester United është Liga e Kampioneve, ku Griezmann dëshiron të jetë protagonist dhe klubi anglez nuk do të mund të marrë pjesë.

Top Channel