10 aeroportet më të bukur në botë

22/04/2016 00:00

Nëse do të fluturonit në një nga këto 10 aeroporte, me siguri në avion do të synonit një vend nga dritarja.

“PrivateFly” ka bërë një renditje të 10 aeroporteve më të bukur në botë për vitin 2016. Malta, edhe pse një vend i vogël, aeroporti i saj në Valeta renditet në vendin e parë në këtë listë.

Qyteti spektakolar i Valetës ngrihet në buzë të Detit Mesdhe, ndërsa pasagjerët e avionëve që aterojnë në aeroportotë  kanë mundësitë të shohin një pamje piktoreske të qytetit, por edhe nga ishujt Gozo dhe Comino, të njohur për lagunën blu.

“Fluturimi në Maltë është me të vërtetë një eksperiencë e veçantë”, thotë Adam Twidell, drejtori i Përgjithshëm i “PrivateFly”.

Vendi i dytë në këtë renditje mbahet nga aeroporti i Nice, i cili të ofron një pamje fantastike të rivierës franceze. Në vendin e tretë është aeroporti i Queenstown në Zelandën e Re, që ndodhet në zemër të peizazheve magjike malore, liqenit e lumenjve.

“PrivateFly” ka marrë në shqyrtim 115, duke vendosur në fund për 10 më të bukurit për vitin 2016 dhe zgjedhja duket se ka qene e goditur.

FOTO GALERI
1/10
10 - Aeroporti i Londrës

Top Channel