Sot është “Dita e Tokës”, një ditë ku synohet më shumë se çdo ditë tjetër ndërgjegjësimi i njerëzve dhe qeverive për të mbrojtur shtëpinë tonë të përbashkët.

E në këtë ditë, një rrjet ndërkombëtar ka vendosur disa objektiva.

“Dita e Tokës është më shumë se një ditë e vetme. Është shumë më shumë se një manifestim dhe një ngritje zëri”, thotë ky rrjet.

Rrjeti përbëhet nga organizata dhe shoqatat më të fuqishme globale të mbrojtjes së mjedisit, Bëhet fjalë për qindra të tilla që kanë bashkuar forcat për t’u dëgjuar së më fort në qeveritë, sidomos të atyre të vendeve të mëdha.

“Le të mbjellim 7.8 miliardë pemë! Le të largohemi nga lëndët djegëse dhe të ngremë qytetet e së ardhmes me energji 100 përqind të rinovueshme”, inkurajon ky rrjet.

Pikën e kthesës këto organizata e shohin marrëveshjen e Parisit, një ujdi e miratuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe që firmoset sot nga udhëheqësit botërorë. Marrëveshja synon të ngadalësojë ngrohjen globale, uljen e emëtimit të karbonit dhe rritjen e investimeve në burimet energjitike miqësore me mjedisin.

147 ishte numri i udhëheqësve në takimin e njohur ndryshe si COP21 dhe negociatorë nga 195 shtete në total vulosën një marrëveshjeje më pak shtrënguese se propozimi fillestar.

Kësaj dite i ka kushtuar edhe “Google” një ‘doodle’.

Top Channel