Trabzonspor projekton të ardhmen me De Biasin në stol

22/04/2016 00:00

Trabzonspor është bërë skuadra e fundit që dëshiron shërbimet e trajnerit të kombëtares shqiptare, Giani de Biasi. Sipas mediave turke, Trabzonsport ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm me De Biasin në stol.

Trabzonspor po përballet me vështirësi financiare, ndërsa De Biasi është trajneri që mund të bëjë gjëra të mëdha me shpenzime të vogla.

Ata kujtojnë se si bëri historinë me Shqipërinë duke kualifikuar kombëtaren kuqezi në Europian.

Kjo skuadër po bën një sezon poshtë pritshmërive dhe dëshiron që të ringrihet dhe çelësi i suksesit mund të jetë trajneri italian. Mediat turke shkruajnë se De Biasi është një trajner që bën një futboll të bukur duke aplikuar modulin 4-2-3-1.

Top Channel