Verstappen, së shpejti të Red Bull në vend të Kvyat

21/04/2016 00:00

Max Verstappen mund të jetë së shpejti piloti i dytë i Red Bull në vend të Daniel Kvyat. Vetë shefi i skuadrës austriake, Helmut Marko e ka lënë të kuptohet këtë në një intervistë për “Bild”.

“Të gjithë pilotët shumë të mirë pasi kanë kaluar 2 vjet me Toro Rosson, janë bërë pjesë e skuadrës së Red Bull dhe Maks Verstappen është shumë i talentuar”, tha Marko.

Red Bull ka një program të përgatitjes së pilotëve të rinj që drejtohet pikërisht nga Marko.

Ky i fundit, vitin e kaluar i mundësoi Verstappen të garojë në Formula 1 duke e bërë holandezin pilotin më të ri debutues në këtë kampionat dhe në të ardhmen nuk do të dyshojë aspak në vendimin e tij për ta vënë atë në vend të Daniel Kvyat.

Top Channel