Prokuroria Speciale ka publikuar dosjen e radhës me emrin “TNT”, që ka të bëjë me shembjen e objektit të banimit “Kosmos” në pronësi të ish-deputetit Fiat Canovski.

Prokurorja Fatime Fetai, tha se rrënimi i objektit në vlerë prej 15 milion euro është kryer m Prokuroria Speciale ka publikuar dosjen e radhës me emrin “TNT e urdhër të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit të Transportit Mile Janakievski. 

Në këtë rast është i përfshirë edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe një inspektore e kësaj komune.

Shembja e objektit banesor, sipas Prokurorisë Speciale, u bë në shenjë hakmarrjeje ndaj ish-deputetit Fiat Canovski, i cili në vitin 2011 braktisi koalicionin me ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe iu bashkua opozitës maqedonase.

“Disa politikanë të falur në mënyrë të vrazhdë dhe duke keqpërdorur funksionet e tyre në shenjë hakmarrjeje ndaj dikujt që ka pasur përcaktime tjera politike kanë shkaktuar dëm të madh duke shkatërruar një objekt banimi në fazën e ndërtimit”, tha prokurorja Fatime Fetai.

Megjithatë, Prokuroria Speciale nuk ka nisur procedurë hetimore ndaj Gruevskit, Janakievski dhe Trajkovski, për shkak se ata ndodhen në listën e 56 politikanëve të falur nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov. Do të hetohet vetëm inspektorja e Komunës së Gazi Babës që paraqitet si e dyshuara kryesore në rastin TNT.

“Ditët në vijim do të vendosim për të gjitha masat që do të ndërmarrim në këtë procedurë pasi siç e dini, shumica e personave të përfshirë në këtë rast janë të falur nga presidenti”, u shpreh Lençe Ristoska.

Pavarësisht pengesave të shumta me të cilat përballet Prokuroria Speciale dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, ky do të vijojë të hetojë të gjithë personat e përfshirë në krime. Prokurorja Fatime Fetai, tha se askush nuk do të mund ti shpëtojë drejtësisë pavarësisht pozitës që ka në shtet.

Top Channel