Dorëzohet Brazili, Neymar, vetëm në Lojërat Olimpike

21/04/2016 00:00

Brazili dorëzohet në çështjen “Neymar”. Federata e futbollit të vendit amerikanolatin vendos të plotësojë kërkesën e Barcelonës që të mos e grumbullojë sulmuesin në Kupën e Amerikës, por vetëm për Lojërat Olimpike.

Në një komunikatë për shtyp Federata Braziliane e futbollit deklaroi se në fund pranoi motivet e klubit të Barcelonës për të mos e lejuar Neymar që të luajë në Copa America Centenario.

Barcelona dhe Federata e futbollit në Brazil prej kohësh ishin në një përplasje për grumbullimin e Neymar.

Klubi katalanas nuk dëshironte që Neymar të bashkohej me të në fillim të sezonit të ri i lodhur fizikisht, duke e detyruar qeverinë e futbollit brazilian të bëjë zgjedhjen e tij që është pikërisht Olimpiada e Rios, e konsideruar edhe si prioriteti kryesor i Selecaos.

Top Channel