Ndahet nga jeta ylli i WWE në vitet ‘90

21/04/2016 00:00

Ylli i WWE në vitet 1990, Joan Marie Laurer apo siç njihej gjerësisht “Chyna”, ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i 45 vjeçares është gjetur në një plazh në Los Anxhelos, në orët e vona të së mërkurës. Hetuesit nuk kanë pranuar të japin informacione të mëtejshme në lidhjen me vdekjen e mundëses profesioniste.

Chyna e kishte quajtur veten e saj si “mrekullia e 9 e botës”, për shkak se para saj ishte Andre Giant, që atëherë ishte quajtur si “mrekullia e 8”.

Laurer, përveçse ishte një mundëse profesioniste, kishte pozuar edhe për Playboy, ndërsa kishte marrë pjesë edhe në disa filma.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel