Liga Ballkanike, Prishtina mbron titullin

20/04/2016 00:00

Sigal Prishtina sërish është shpallur kampion i Ligës Ballkanike duke e mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Megjithëse prishtinasit kanë pësuar humbje në takimin e dytë kundër skuadrës malazeze të Mornarit, ajo ka ngritur titullin e kampionit ballkanik.

“Plisat” u mposhtën me rezultat 75:68, por në saje të fitores me 14 pikë epërsi në takimin e parë, 82:68 u shpallën për vitin e dytë rresht kampion.

Perioda e parë i takoi skuadrës vendase me rezultat 23:15 në saje të lojës precize të basketbollistëve të Mornarit. Ndërkohë në periodën e tretë, ekipi malazez arriti të përmbys rezultatin dhe të përfundoi në favor të tij me dhjetë pikë epërsi, 57:47.
 
Në 10 minutëhin e fundit prishtinasit i konsoliduan radhët e veta dhe nuk lejuan që vendasit të triumfojnë me rezultat më të thellë se 14 pikë dhe takimi përfundoi me rezultat 75:68.

Jason Washburn ishte lojtari më i mirë i skuadrës prishtinase me 22 pikë, ndërsa Balsa Radunovic ishte basketbollisti më efikas te vendasit me 20 pikë.

Top Channel