Kukësi-Laçi, finalja e Kupës; ikin Skënderbeu dhe Flamurtari

20/04/2016 00:00

Kukësi dhe Laçi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Për të dytin vit radhazi verilindorët do të përballen me kurbinasit për trofeun e dytë të futbollit shqiptar për nga rëndësia pas kampionatit.

Kukësi ka siguruar finalen pasi mundi me rezultatin e përgjithshëm 4-0 Flamurtarin e Vlorës. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro fitoi në të dy takimet direkte me kuqezinjtë me rezultatet 2-0 në secilin.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat e bardha 0-0, ndërkohë në të dytën vendasit janë rikthyer më në formë, duke marrë avantazhin me anë të Eminit, ndërsa mesfushori brazilian Flores dyfishoi rezultatin.

Dy gola të shpejtë kanë mjaftuar që kuksianet të prekin përsëri finalen e Kupës.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të luajtur në Korçë, Skënderbeut fiton 2-1 përball Laçit, por ky sukses nuk i jep shansin kampionëve të kalojnë në finale pasi ishin mundur në ndeshjen e parë 1-0. Finalja e vitit të shkuar mes Kukësit dhe Laçit u fitua nga skuadra kurbinase.

Top Channel