Ide e re në F1, kufizim numrit të motorëve

20/04/2016 14:10

Reduktimi i kostove është një çështje që vazhdon të diskutohet në ambientet e Formulës 1. Një ide e re që është krijuar së fundmi për zgjidhjen e këtij problemi është kufizimi i numrit të motorëve të përdorur nga skuadrat duke nisur që nga viti 2018, një ide kjo që është pranuar nga kompanitë e prodhimit të tyre.

Mësohet se propozimi është që skuadrat të përdorin vetëm 3 motorë gjatë gjithë sezonit, që do të thotë se skuadrat mund të përfitojnë njësi të fuqisë me vlerë prej 12 milionë eurosh.

Kjo ide pritet të diskutohet në mbledhjen që do të zhvillohet në fund të këtij muaji mes përfaqësuesve të Grupit Strategjik dhe Komisionit të Formulës 1. Megjithatë, jo çdokush e miraton këtë zgjidhje të kompanive të prodhimit të motorëve. Red Bulli është një prej skuadrave që mendojnë se reduktimi i numrit të motorëve për përdorim në 3 nuk është një ide e mirë. Kjo për faktin se skuadra austriake mbështet idenë e furnizimit me motorë nga kompani të pavarura.

Top Channel