Gundogan, drejt transferimit te City në Premier League

20/04/2016 00:00

E ardhmja e Ilkay Gundogan duket se do të jetë në Premier League. Kjo është ajo që publikohet te tabloidi britanik “Daily mail”, sipas të cilit futbollisti i përfaqësueses gjermane do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni, për t’u vënë nën urdhrat e Pep Guardiolës te Manchester City.

Gjithnjë sipas “Daily mail”, Manchester City ka pranuar të derdhë në arkat e Dortmundit një shifër prej rreth 30 milionë eurosh, për të siguruar kartonin e mesfushorit 25-vjeçar.

Muajin e kaluar, xhaxhai dhe njëkohësisht agjenti i futbollistit, Ilhan Gundogan u takua me drejtorin sportiv të Manchester Cityt, Tsiki Begiristain, në Amsterdam, e më pas pati një takim tjetër edhe me vet Guardiolën.

Top Channel