Neuer zgjat kontratën me Bayern Munchen

20/04/2016 11:25

Manuel Neuer ka zgjatur kontratën me Bayern Munchen edhe për 5 vite të tjera. Kjo do të thotë se aventura e tij me bavarezët do të mbyllet në vitin 2021.

Portieri 30-vjeçar, i cili ka fituar me Gjermaninë Kupën e Botës në vitin 2014, i është bashkuar skuadrës më të madhe të Bundesligës në vitin 2011, i transferuar nga Schalke 04.

Neuer ka zhvilluar 248 ndeshje me Bayern Munchen, duke fituar titullin kampion në Gjermani në vitet 2013, 2014 dhe 2015. Por, arritja e tij më e madhe me këtë klub është fitorja e Champions League në vitin 2013.

Top Channel