Emilia Clarke, e famshme për interpretimin e heroinës Daenerys Targaryen në serialin e HBO-së “Game Of Thrones”, ka shkëlqyer në një set fotografik për “Vogue Australia”.

Aktorja 29-vjeçare ka pozuar me një fustan të zi Valentino, që i nxjerr në pah dekoltenë.

Me humorin që e karakterizon, Emilia e ndau foton me 2.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke shkruar:

“Është një ditë e lumtur për mua kur dukem 55 000 herë më mirë sesa në jetën reale”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel