Teknologjia e vijës së portës në Euro 2016, vendoset për sistemin “Hawk-Eye”

20/04/2016 00:00

UEFA ka vendosur që të përdorë teknologjinë e vijës së portës në Euro 2016, për të shmangur gabime të mundshme.

Teknologjia që do të përdoret do të jetë ajo e sistemit “Hawk-Eye”, e cila aplikohet në kampionatin anglez dhe atë gjerman.

Sistemi i kompanisë britanike shfrytëzon 7 kamera të ndryshme për të konfirmuar nëse topi e ka kaluar vijën dhe më pas njofton gjyqtarin kryesor me një dridhje përmes aparatit që mban në dorë.

Sistemi do të instalohet në të 10 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e turneut dhe shënon kthesën e plotë të këtij institucioni që u jep prioritet gjyqtarëve të vijës së portës.

“Teknologjia e vijës së portës dhe gjyqtarët e vijës së portës plotësojnë njëri-tjetrin”, ishte komenti i përgjegjësit të UEFA-s për gjykimin, Pierluigi Collina.

Top Channel