Kupa, Ibra çon PSG-në në finale

19/04/2016 00:00

Zlatan Ibrahimovic kualifikoi Paris Saint Germain në finale të Kupës së Francës, një trofe të cilin kampionët e Ligës së Parë do të tentojnë ta fitojnë për herë të 10-të në histori, aq sa e ka fituar edhe Olimpiku i Marseilles, që mund të jetë finalisti i dytë nëse triumfon me Soshonë.

Në gjysmëfinalen e luajtur në fushën e Loreint vendosi goli i suedezit në minutën e 75-të.

Në fakt Lorient rezultoi një kockë e fortë për kryeqytetasit, pasi ndeshja ishte e hapur deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Parisi, që është shpallur matematikisht kampion i Francës, është në garë për t’i fituar të gjithë trofetë në futbollin francez, pasi është kualifikuar edhe në finalen e Kupës së Ligës, ku do të përballet me Lille në “Saint Denis”.

Top Channel