Premier League, “paqe” mes Newcastle e City

19/04/2016 00:00

Newcastle United lëshoi mundësinë për t’u larguar nga pjesa e poshtme e klasifikimit, pasi nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi me Manchester City.

Nga një pozicion jashtë loje, Sergio Aguero realizoi golin e tij të 100 në Premier League duke i dhuruar skuadrës së Pellegrinit epërsinë minimale e cila zgjati vetëm 14 minuta.

Në minutën e 31 “St James’ Park” shpërthen në festë kur Vurnon Anita barazoi shifrat me një gol të bukur.

Pavarësisht rasteve të krijuara, Newcastle nuk arriti t’i konkretizojë ato në gola, duke lëshuar mundësinë që të largohet nga pjesa e poshtme e klasifikimit për herë të parë që pas ardhjes së Rafa Benitez.

City ndërkohë ruan vendin e tretë, pesë pikë më shumë se United i vendit të pestë, skuadër e cila ka edhe një ndeshje me tepër për të luajtur.

Top Channel