Muller çon Bayernin në finalen e Kupës

19/04/2016 00:00

Bayern Munchen është finalisi i parë i Kupës së Gjermanisë pasi arriti të mposhtë me rezultatin e pastër 2-0, Werderin në “Allianz Arena”.

Dy gola nga Muller e mbajnë ende në garë Bayernin në tre kompeticione, Champions, kampionati dhe në Kupën e Gjermanisë.

Ekipi i drejtuar nga Guardiola zhvilloi lojën e zakonshme, duke dominuar në zotërimin e topit, ndërsa golat u shënuan nga një për secilën pjesë.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Gjermanisë, ajo mes Herthas dhe Borussias, do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës.

Top Channel