Përleshje buldozerësh nuk kishim parë ndonjëherë!

19/04/2016 00:00

Aq sa qesharake edhe e tmerrshme! Nga Kina janë publikuar pamje vërtetë të rralla të një beteje mes buldozerësh, që duken si pjesë nga filmi “Transformers”.

Mund të jeni përballur në përplasje mes grupesh rivale që mund të kenë përdorur mjete nga të ndryshmet për të goditur njëri tjetrin, por një konflikt të tillë zor se do ta kishit imagjinuar e jo më të ishit përballur me të.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ku fillimisht ka nisur “lufta” mes dy buldozerëve, por në momentin që njëri prej tyre përfundon “nokaut”, në ndihmë i vijnë shokët!

Duket se gjithçka ka nisur mes punëtorëve të dy kompanive rivale, por ende nuk dihet nëse ndokush është lënduar, apo ka pasur të arrestuar.

Top Channel