Çmimet “Laureus”, fitojnë Djokovic dhe Williams

19/04/2016 00:00

Novak Djokovic dhe Serena Williams janë fituesit e çmimit Laureus si Sportisti dhe Sportistja më të mirë për vitin 2015. Dy tenistët më të mirë të botës e fituan këtë trofe për herë të tretë.

Djokovic, që është shpallur si sportisti më i mirë edhe në 2012 dhe vitin e kaluar, mundi këtë radhë kandidaturat e Bolt, Stephen Curry, Ljuis Hamilton, Lionel Messit dhe Jordan Spit.

Ndërsa Williams, e cila nuk ishte e pranishme në këtë ceremoni fitoi ndaj Dibabës, Feninger, Sheli En Fraser, Ledecki dhe Karli Lloid

All Blacks në Rugby u shpall si skuadra më e mirë e vitit duke lënë pas Barcelonën, Golden State, Britaninë në Kupën Davis në tenis, Mercedes në Formula 1 dhe skuadrën e SHBA në futbollin e femrave.

Mbrëmja e çmimeve Laureus nderoi edhe legjendën e futbollit holandez dhe botëror, Johan Cruyf duke i dhënë çmimin e ‘Shpirtit Sportiv’ trofe që u tërhoq nga djali i Cruyff, Jordi.

Çmime të tjera që u dhanë në Laureus ishte ai për Rikthimin e Vitit që i shkoi Dan Carter në Rugby, apo Zbulimi i Vitit të cilin e fitoi golfisti Jordan Spit.

Top Channel