Hamilton: Unë te Ferrari? Kurrë mos thuaj kurrë!

19/04/2016 00:00

Lewis Hamilton nuk e përjashton mundësinë për një kalim te Ferrari. Kampioni i Botës në Formula 1, që ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureus, deklaroi se pavarësisht se ndihet mirë te Mercedes, nuk ia mbyll përfundimisht dyert skuadrës italiane.

“Për një futbollist, objektivi është të luajë te Real Madrid, një pilot dëshiron të garojë për Ferrarin. Unë te kjo skuadër? Kurrë mos thuaj kurrë! Ferrari është një skuadër dhe markë historike, por unë e nisa karrierën që 13 vjeç dhe kam arritur deri këtu. Po garoj për Mercedes, skuadrën më të mirë në botë dhe kam nënshkruar me të një kontratë 3-vjeçare. Jam shumë mirë këtu dhe nëse do të mbyll karrierën pa drejtuar Ferrarin nuk do të jetë aspak problem”, tha Hamilton.

Hamilton foli edhe për fillimin e këtij sezoni që nuk është shumë i mirë për të me britanikun që nuk duket shumë i shqetësuar.

“Rosberg në këtë moment është më i shpejtë, por edhe unë kam bërë mirë duke fituar pole position në 2 raste, kështu që asgjë nuk është e mbyllur. Në garën e fundit, Niko bëri një punë fantastike dhe u tregua shumë i aftë”, shtoi Hamilton.

Top Channel