Hiddink dyshon: Lojtarët po ruhen për Euro 2016

19/04/2016 00:00

Gus Hiddink nuk e fsheh një lloj pakënaqësie në drejtim të futbollistëve të tij. Tekniku holandez i Chelseat pranon se ka dyshime që një pjesë e tyre tashmë e kanë përqendruar vëmendjen te Euro 2016.

“Mund të them se është pjesërisht e vërtetë që lojtarët po kursejnë veten e tyre për Europianin. Nuk mund të ngre akuza të forta ndaj tyre për sjellje jokorrekte, por disa prej futbollistëve ndoshta mendojnë që tani për Euro 2016 duke parë se nuk ka mbetur më asnjë objektiv”, tha Hiddink.

Hiddink arriti të ngrejë Chelsean dhe ta pozicionojë në vendin e 10 në renditje, por në fund të sezonit ai do t’ia lëjë vendin italianit Conte.

“Conte dhe bashkëpunëtorët e tij do të bëjnë analizën dhe do të studiojnë ndeshjet e Chelseat”, ishte komenti i bërë nga Hiddink për dorëzimin e stafetës tek Conte.

Top Channel