Vend i lirë pune, kualifikimi? Të shohësh sa më shumë porno

19/04/2016 00:00

Pronari i një lokali nate në Danimarkë ka nxjerrë një njoftim për një vend të pazakontë pune; të shohësh porno.

Kristian von Hornsleth thotë se aplikanti ‘që plotëson të gjitha kushtet’ e kërkuara do të paguhet 3 mijë euro për 6 javë punë.

E gjithë çfarë kërkohet prej punëmarrësit është që të jetë në gjendje të shohë të paktën 20 orë në javë filma pornografikë në zyrën e tij për të krijuar “atmosferë” në tualetet e lokalit.

Muret e tualeteve të lokalit janë të veshura me postera të panumërt të yjeve të pornografisë dhe von Hornsleth kërkon që përveç pamjes imazheve të tyre, klientëve që shkojnë në tualet t’u ofrohet edhe audio tipike e filmave me pullë të kuqe.

Von Hornsleth thotë se ka vendosur që të punësojë persona në gjendje që të shohin sa më shumë që të jetë e mundur filma pornografikë për të shmangur që të përsëritet e njëjta audio.

“Synimi ynë është që të kemi të paktën 50-60 orë audio tipike nga filmat pornografikë si pjesë e një instalacioni artistik me imazhe të yjeve të pornos në tualetet tona”, thotë von Hornsleth, duke shtuar se veç vullnetit për të parë këta filma, duhet edhe pak ‘intuitë për të shkrirë pamjet që sheh klienti në tualet me audion që do të dëgjojë’.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel