52 garues në “Maratonën e akullt”

19/04/2016 00:00

Në fundjavë përfundoi gara më e ftohtë e atletikës, Maratona e Polit të Veriut. Në këtë ngjarje morën pjesë 52 garues nga 18 vende të ndryshme të botës që provuan veten në kushtet më ekstreme ku temperaturat ishin deri në -41 gradë celsius.

Këtë vit, maratona e akullt u mbajt për një javë ku moti shumë i ashpër shkaktoi dhe vonesën në mbërritje të pjesëmarrësve dhe zyrtarëve të garës. Maratona e Polit të Veriut u zhvillua në bazën ruse Barneo Ice me atletët që duhej të përshkonin Detin Arktik.

Organizatorët e maratonës kishin vendosur edhe snajpera në cirkuitin ku u zhvillua kjo garë për të mbrojtur të sportistët nga ndonjë sulm i mundshëm i arinjve polarë.

Në kategorinë e meshkujve ai që fitoi ishte amerikani Dorn Wenninger, i ndjekur nga Colin Wright i Australisë dhe Marat Yusupov. Për femra, triumfoi DeFelice, që la në vendin e dytë dhe të tretë amerikanen Hanson e polaken Zhetela.

Por fitoren më të madhe në Maratonën e Akullt të Polit te Veriut e shënoi francezi Luzh që para 5 vitesh u diagnostikua me sklerozë. Luzh arriti të mbyllë këtë garë të vështirë pas më shumë se 9 orësh.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel