Hafizi: Humbja e Skënderbeut? Gara më interesante

19/04/2016 00:00

Fitorja e Tërbunit në Korçë e ka futur në një fazë kritike luftën për titullin kampion, pasi diferenca mes Skënderbeut të vendit të parë dhe Partizanit të vendit të dytë është vetëm 2 pikë.

Sipas ish-trajnerit të kombëtares, Astrit Hafizi, kjo gjë, ndryshe nga vendet e tjera, e bën akoma më interesante këtë sezon.

“Nuk më duket ndonjë dramë shumë e madhe humbja e Skënderbeut. Duke pas ndoshta një diferencë më të madhe pikësh mund t’i ikte edhe rëndësia kampionatit, por tani mendoj se u bë më interesant dhe më intrigues”, u shpreh Hafizi.

Duke parë kalendarin e 6 ndeshjeve të mbetura të Skënderbeut dhe Partizanit, Hafizi pohon se rruga e kampionit të ardhshëm kalon nga Tirana e Ilir Dajës.

“Nuk është vetëm përballja direkte mes Partizani dhe Skënderbeut që do të vendosë gjithçka, pasi është një rrugë e gjatë. Tirana pretendon për t’u futur në kupat e Europës, i ka ndeshjet direkte duke filluar që këtë javë me Skënderbeun apo pas dy jave me Partizanin. Tirana mund të mos jetë skuadra që pretendon, por Tirana mund të jetë skuadra që mund t’i japi drejtim kampionatit”, vijoi Hafizi.

Përsa i përket zërave për tolerime apo preferenca mes dy rivaleve, Hafizi pohon se skuadrat që pretendojnë të jenë kampione nuk kanë luksin të përfshihen në të tilla afera.

“Për titullin kampion e shoh të vështirë për skuadra të cilat do të tolerojnë apo do të falin. Në qoftë se do të ketë tolerime, atëherë ajo skuadër nuk e meriton kampionatin”, tha ish-trajneri i kombëtares.

FOTO GALERI
1/2
6 ndeshjet e mbetura të Skënderbeut dhe Partizanit

Top Channel