Edhe Avdijaj dëshiron të jetë në Euro 2016 me Shqipërinë

18/04/2016 00:00

Vitin e kaluar, ai refuzoi fillimisht ftesën për t’u grumbulluar me ekipin Shpresa të Shqipërisë, ndërsa më pas edhe atë të kombëtares së madhe, por tashmë Donis Avdijaj duket i vendosur për të përfaqësuar Shqipërinë dhe këtë e ka thënë me gojën e tij.

Avdijaj është shfaqur së fundmi në një video, ku i veshur me bluzën e grupimit Tifozat Kuq e Zi, deklaronte se i ka thënë “Po” Shqipërisë dhe se e do flamurin shqiptar, të cilin e ka në gjak dhe në zemër.

Deklaratat e sulmuesit, që luan te Sturm Graz i huazuar nga Schalke elektrizuan ambientin dhe tifozët. Por, fakti është se fjalët kanë ardhur pas refuzimeve të një pas njëshme dhe vetëm pak muaj përpara pjesëmarrjes së Kombëtares në Euro 2016.
 
Evenimenti në Francë do të ishte një vitrinë e shkëlqyer edhe për talentin 19-vjeçar, për të cilin Schalke ka vendosur një klauzolë me vlerë 49 milionë euro për prishjen e kontratës.

Top Channel