Shqipëria në Euro 2016, risi në informimin e publikut nga FSHF

18/04/2016 00:00

Kur kanë mbetur më pak se 2 muaj nga fillimi i kampionatit Europian të futbollit, Federata Shqipate e Futbollit ka menduar që të bëjë diçka për të informuar të gjithë opinionin publik në lidhje me përgatitjet e kombëtares sonë për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në Kontinentin e Vjetër.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, FSHF ka bërë të ditur se në uebsajtin  e saj ka krijuar një seksion të ri që i dedikohet vetëm informacioneve në lidhje me përgatitjet e kuqezinjve në prag të Euro 2016.

Gjithashtu, FSHF deklaron se do të ketë gjithashtu edhe intervistë të ish-trajnerëve e lojtarëve të kombëtares, ndërkohë që nuk do të mungojnë as opinionet e tifozëve apo personaliteteve të ndryshme si dhe fakte të tjera në kohë reale.
Kampionati Europian i futbollit do të zhvilliohet në Francë nga 10 qershori deri në 10 korrik.

Kombëtarja jonë është në Grupin A, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Pikërisht me këtë të fundit, në 11 qershor Shqiperia do të nisë aventurën e saj në Euro 2016.

Top Channel