Kosovë-Maqedoni, lëvizje vetëm me letërnjoftime

18/04/2016 00:00

Nga e diela në mesditë, ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizje vetëm me letërnjoftime.

Në ceremoninë përkatëse që u zhvillua në pikën kufitare të Hanit të Elezit morën pjesë përfaqësues të Ministrive të Brendshme nga Prishtina dhe Shkupi, si dhe pjesëtarë të policive kufitare.

Zv.ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha se kjo marrëveshje është një hap para në rrugën e aspiratës së anëtarësimit në BE, për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve.

Për të udhëtuar drejt Maqedonisë, qytetarët kosovarë duhet të posedojnë letërnjoftimin biometrik. Marrëveshja në fjalë mes Prishtinës dhe Shkupit është nënshkruar më 8 shkurt 2016 nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve.

Top Channel