Çfarë ngjyre janë këto zemra? (VIDEO)

18/04/2016 00:00

Në pamje të parë të duket si një përzierje e zemrave lejla dhe portokalli. Por në fakt të gjitha zemrat kanë të njëjtën ngjyrë.

Ato janë të gjitha rozë e shndritshme. Zmadhojini më shumë dhe do të shihni se pamjet kanë vija gjeometrike përmes tyre. Vijat ngatërrojnë perceptimin e trurit tonë duke menduar se jemi duke parë zemra me dy ngjyra të ndryshme.

Rrëfyesi i videos na shpjegon se “nëse ju zmadhoni foton do të shihni se vizat nuk janë në të njëjtën ngjyrë. Vijat blu e bëjnë zemrën të duket lejla, ndërsa ato jeshile, të duket portokalli”. Ky është një eksperiment që na jep informacione se si punon shikimi ynë.

Top Channel