Dihet që të lash fëmijët e vegjël ka vështirësitë e veta, jo vetëm te njerëzit, por edhe te kafshët. Këtë e tregojnë më së miri këto foto të një tigreshe që mundohet të lajë në lumë këlyshin e saj.

Një fotograf i jetës së egër ka kapur momentet kur një tigreshë lan këlyshin e saj në lumin Tadoba-Andhari, në Maharashtra të Indisë. Larja ishte e vështirë, pasi i vogli ishte më shumë i interesuar të luante me ujin sesa të lahej.

Nëna e përkushtuar e pastroi me kujdes të voglin e saj, pa e humbur për asnjë moment durimin.

Fotografi Ninad Sane, një fotograf amator nga India, tha: “Kisha kohë që e prisja një moment të tillë. Sjellja e tyre ngjante me atë të njerëzve”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel