Eksorcizëm nga Amerika Latine (KUJDES! Pamje të rënda)

18/04/2016 00:00

Kjo video ju tregon momentin e ekzorcizmit të një vajze, e cila shihet duke pështyrë gjak dhe duke ulëritur.

Klipi që nuk është i përshtatshëm për ata që kanë zemër të butë është postuar nëpër rrjetet sociale dhe ka bërë xhiron e botës.
Nuk dihet se ku ka ndodhur saktësisht ky ekzorcizëm dhe nuk dihet as identiteti i vajzës. Gjatë ekzorcizmit, është një burrë nga pas që e mban vajzën lehtë tek shpatullat, ndërkohë që ajo vuan.

Gjithashtu, dëgjohet edhe një burrë që flet spanjisht, gjë që të bën të mendosh se videoja është xhiruar në një shtet të Amerikës Latine.

Në fund të videos, një nga burrat e kap vajzën nga kyçet e duarve dhe ajo pak nga pak nis e qetësohet, ndërkohë që dëgjohen duartrokitje nga njerëzit që po e shikonin këtë skenë.

Top Channel