Armando Sadiku shënon tjetër gol në Zvicër (VIDEO)

17/04/2016 00:00

Në kontrast me skuadrën e tij që lufton për mbijetesën në kampionatin zviceran të futbollit, Armando Sadiku vazhdon të konfirmohet një prej nuhatësve më të mirë të golit në ligën helvetike.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, që me të gjitha gjasat e meriton një vend në Euro 2016, u bë protagonist edhe këtë javë me gol.

Në transfertën ndaj Young Boys arriti të barazonte përkohësisht rezultatin në 2-2, me anë të një kundërsulmi të finalizuar me gol në fund të pjesës së parë.

Por pavarësisht impenjimit të Sadikut, Vaduzi humbi 5-4 në sfidën e vlefshme për kampionatin zviceran. Pas këtij rezultati, skuadra nga Lihtenshteini, që militon në ligën helvetike, mban vendin e fundit në renditje me 24 pikë.

Sadiku, që është huazuar nga Zyrihu, ka arritur të shënojë 10 gola këtë sezon.

Top Channel