Bylisi dhe Tirana, barazim pa vlerë

17/04/2016 00:00

Bylisi dhe Tirana janë ndarë në barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar këtë të diel në stadiumin e Ballshit “Adush Muça”, duke ndarë nga një pikë që nuk i plotëson pritshmëritë e të dyja skuadrave në garë për objektiva të ndryshëm.

Gjatë 45 minutave të para ishin vendasit më kërkues në këtë takim, por megjithatë nuk arritën të gjenin golin, aq shumë të dëshiruar.

Tirana u “zgjua” në pjesën e dytë. Elis Bakal lëshoi një goditje të fortë nga distanca por topi nuk u adresua në katërkëndëshin e Frashërit. Pak sekonda më pas, Vucaj me të majtën harkoi një top që i shkoi shumë pranë transversës. Këto raste, por edhe të tjera nga bardheblutë nuk u shfrytëzuan si duhet dhe në fund, sifda u mbyll me rrjeta të paprekura.

Bylisi mban vendin e nëntë në renditje, me diferencë prej 3 pikësh nga Flamurtari. Ndërsa Tirana nuk arriti të shfrytëzonte barazimin e Teutës me Kukësin një ditë më parë, duke qëndruar në vendin e 5 me 4 pikë më pak se verilindorët e vendit të tretë.

Top Channel