Dëmtohet, Marchisio rrezikon europianin

17/04/2016 00:00

Fitorja 4-0 ndaj Palermos erdhi me një kosto të madhe më shumë për kombëtaren e Italisë sesa për Juventusin.

Cladio Marchisio u largua me barrelë nga fusha e lojës në minutën e 14-të të takimit të zhvilluar në Torino, pas dëmtimit në gju me një lojtar të Palermos.

Nga analizat e para të stafit të Juventusit flitet për një dëmtim serioz i cili i mbyll jo vetëm sezonin, por edhe mundësitë që mesfushori të kthehet në kohë për Euro 2016 në Francë.

Gjithçka mbetet për t’u verifikuar në orët në vazhdim. Në skenarin më të keq, Antonio Conte do të duhet të rishikojë formacionin që ka në mendje deri më tani për kampionatin europian.

E në fakt me dëmtimin e Marchisio do të flitej për një situatë emergjence në mesfushën e “axurrëve”, me Daniele De Rossi-n që është shumë larg ditëve të tij më të mira dhe Marco Verrati-n që nuk luan prej 6 javësh me PSG-në e tij.

Top Channel