AC/DC, tani me zërin e Axl Rose

17/04/2016 00:00

Axl Rose do të jetë këngëtari i gupit AC/DC për pjesën e mbetur të turit evropian, që grupi Australin do të vijë nga data 7 maj deri në 12 gusht. Këngëtari legjendar i grupit Gunn N’Roses është vetëofruar për t’ju bashkuar grupit Hard Rock nga Australia në një eksperiencë krejt të re.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtarë të internetit, AC/DC falenderon vokalistin Brian Johnson për kontributin që ai ka dhënë në këto 35 vjet si këngëtar i grupit dhe i uron atij më të mirat për problemin që ka me dëgjimin.

Më tej grupi Australian bën me dije se ata janë me fat që Axl Rose është ofruar për t’i ndihmuar në përfundimin e turit me vokalin e tij. Turi evropian i grupit AC/DC do të vijë më 7 maj në Portugali, për të përfunduar në 12 maj në Arhus në Danimarkë.

Në grupet e famshme të muzikës Rock janë të njohura lëvzjet e pjesëtarëve, veçanërisht edhe të vokalistëve, si ato të Ian Gillan e David Coverdale, Ozzy Osbourne, Rob Halford, Bruce Dickenson, etj.

Top Channel