La Liga, Real vijon betejën për titull; mposht 5-1 Getafe

16/04/2016 00:00

Reali i Madridit konfirmon momentin e shkëlqyer që po kalon pasi u imponua me një fitore biundëse 5-1 ndah Getafe në “Alfonso Perez”, duke e ngushtuar përkohësisht në -1 diferencën me Barcelonan kryesuese, që pret të dielën në “Camp Nou” Valencian.

Pasime të shpejta, kontroll i vazhdueshëm i topit dhe lojë e rrjedhshme nga krahët, skuadra “Los Blancos” duket se rigjeti buzëqeshjen, ndërsa Zinedine Zidane duket se po shëron plagët e pjesës së parë të sezonit.

Ekipi i Zidane e nisi sfidën duke marrë kontrollin e lojës dhe e gjeti rrjetën e avantazhit që në minutën e ‘29 me Karim Benzema, ndërsa në të ‘40, Isco dyfishoi avantazhin duke e vendosur ndeshjen në një rrugë pa kthim.

Nuk vonoi edhe goli i tretë që erdhi nga këmbët e uellsianit Gareth Bale në minutën e ‘50, ndërsa Pablo Sarabia shënoi golin e nderit për madrilenët e vegjël, 6 minuta nga fundi.

Gjithësesi, festivali i golave nuk u mbyll këtu pasi ndeshja kishte kohë edhe për dy gola të tjerë, që erdhën fillimisht nga James Rodriguez dhe në minutën e ’90 dhe Cristiano Ronaldo, i cili nuk mund të mungonte në tabelën e golashënuesve.

Tre pikë jetike për sezonin e skuadrës së Zidane, që pas suksesit në “El Clasico” duket se ka fituar besimin e duhur për të mos klëshuar terren deri në javën e fundit të kampionatit. Në krahun tjetër, Getafe zhytet në fundin e klasifikimit duke prekur me njërën dorë Segunda Division.

Top Channel