10 sportistët më të paguar në botë

16/04/2016 00:00

Floyd Mayweather është sportisti më i paguar për vitin 2015. Kjo është ajo që rezulton në klasifikimin e revistës prestigjioze Forbes me 100 sportistët, të cilët kanë përfituar më shumë vitin e kaluar.

Sipas kësaj reviste, në 2015 të ardhurat totale që siguruan këta sportistë arriti në 3.2 miliardë Dollarë shifër kjo 17 përqind më e lartë se ajo e vitit 2014. Në përpilimin e këtij klasfikimi, Forbes është bazuar te pagat, shpërblimet dhe të ardhurat nga sponsorizimi.

Boksieri Mayweather është në krye me të ardhura prej 300 milionë Dollarë, 285 milionë nga pagat e bonuset e 15 milionë Dollarë nga sponsorët. Në vendin e dytë gjendet një tjetër boksier, Mani Pakiao me 160 milionë dollarë, ndërkohë që podiumi plotësohet nga Cristiano Ronaldo me 79.6 milionë dollarë i ndjekur nga rivali i tij Lionel Messi me 73.8 milionë.

Në listën e sportistëve më të paguar për vitin 2015 përfshihen edhe Roger Federer, Lebron James, Kevin Durant e Fil Mikelson. Në fund të listës së 10 sportistëve me përfitimet më të larta financiare janë Tiger Woods dhe Kobe Bryant.

FOTO GALERI
1/10
10 - Kobe Bryant

Top Channel