“Luftë” e hapur, FIBA kundër federatave

16/04/2016 00:00

FIBA Europe godet të gjitha Federatat e Basketbollit që i dolën kundër duke i përjashtuar nga Kampionati Europian i vitit 2017.

Në total janë 14 skuadra që nuk do të lejohen të marrin pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të kësaj disipline në Kontinentin e Vjetër, mes të cilëve edhe kampionia në fuqi e Spanjës me këtë të fundit që rrezikon edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

Shkaku për këtë ndëshkim u bë  mbështetja që këto Federata kanë dhënë për Euroleague dhe Eurocup, duke refuzuar kompeticionin e ri të krijuar nga FIBA, Basketball Champions League.

Përveç Spanjës, mes Federatave të Basketbollit që janë prekur nga ky dënim i FIBA Europë janë edhe ato të Serbisë, Kroacisë, Rusisë, Lituanisë, Greqisë apo Italisë. Ndërkaq, përjashtim nga ky vendim i FIBA Europe, bën kategoria e basketbollit për femrav.

Gjithsesi, Federatat e ndëshkuara kanë të drejtë që deri në datën 20 prill të vërtetojnë se akuzat në drejtim të tyre janë të pabaza.

Top Channel